Gjirokastër – Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet në flagrancë nga Policia

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin K. Ll., banues në Gjirokastër, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, duke dalë jashtë banesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, si rezultat i kontrollit të territorit, në fshatin Picar, Gjirokastër, në një zonë të pyllëzuar, gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan.

Në vijim të veprimeve hetimore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin B. R., 50 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Picar, Gjirokastër, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kultivimit dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.