Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 40 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe proceduan penalisht0 në gjendje të lirë, shtetasit Gj. B., 25 vjeç, M. M., 25 vjeç dhe R. S., 27 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Shërbimet e Policisë, në rrugën “Frank Bardhi, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. H. dhe pasagjerë shtetasit Gj. B., M. M. dhe R. S. Gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, shtetasit S. H. iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë, ndërsa 3 pasagjerët nuk kanë kallëzuar krimin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasen në kërkim A. T., 22 vjeçe, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 10 ditë burgim, për veprën penale “Prostitucioni”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin në kërkim B. K., 32 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 10 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasit N. A., 60 vjeç, J. H., 35 vjeç dhe S. Xh., 66 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, janë konfliktuar, për motive të dobëta, me shtetasin F. S., 32 vjeç dhe e kanë goditur atë me grushte.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin R. Gj., 34 vjeç, banues në Tiranë, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. D., 20 vjeç, banues në Shijak, pasi ditën e djeshme, për motive të dobëta, kanë kanosur dhe goditur me sende të forta, shtetasin G. K., 27 vjeç. Punohet për kapjen e shtetasit A. D.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.