Policia Rrugore e Korçës ka vijuar kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore

Kontrollet janë zhvilluar me radar për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara dhe drager për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur.

Gjithashtu kanë vijuar kontrollet në drejtim të mbikëqyrjes së hapësirave publike, të dedikuara vetëm për qarkullimin e këmbësorëve.

Gjatë javës që lamë pas, nga specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban u arrestuan në flagrancë 4 shtetas për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe u referuan materialet në Prokurori për 2 shtetas të tjerë.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 646 drejtues mjetesh📝

Nga kontrollet e ushtruara me radar, janë ndëshkuar 271 drejtues mjetesh, për tejkalim të normave të shpejtësisë në rrugë.

17 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 2 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Janë vendosur 101 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 103 për parakalim të gabuar.

Janë tërhequr gjithsej 13 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 141 masa administrative për shkelje të tjera, të Kodit Rrugor.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore.

#Për_më_shumë_siguri_rrugore