Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Ismail Kaloçi, 54 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 27.10.2021, e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi D. L., 39 vjeç, pasi dyshohet se në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një subjekt që administron, ka lidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme.
Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Port Vlorë u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Donald Myftaraj, 29 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 04.05.2021, e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Ky shtetas iu dorëzua DVP Fier, për veprime të mëtejshme.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. Z., 48 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasen C. J., në lagjen nr.1, Sarandë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.