Policia Rrugore e Vlorës vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore, në Vlorë dhe në Sarandë, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor

Kontrollet e shtuara kanë për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe garantimin e qarkullimit sa më normal në akset rrugore të Vlorës dhe të Sarandës, duke marrë parasysh fluksin e lartë të pushuesve që përshkojnë këto akse, me automjetet e tyre.

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për sezonin turistik, duke përdorur radarë, dronë, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë arrestuar 5 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Janë pezulluar 18 leje drejtimi, nga të cilat 10 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 4 për drejtimin mjeti, nën ndikimin e alkoolit, dhe 4 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur gjithsej 1339 masa administrative, nga të cilat:

– 193 masa për tejkalim shpejtësie;
– 46 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 52 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 14 masa për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
– 138 masa për parakalime të gabuara;
– 594 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit;
– 302 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e alkoolit dhe celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë