Tiranë – Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin J. D. (N)., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, e cila u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash, dy aparate celulare dhe një automjet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 ndaluan me iniciativë shtetasit E. B., 23 vjeç dhe A. L., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi kanë vjedhur një shumë parash në subjektin ishin të punësuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin E. R., 33 vjeç, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit I. R., 59 vjeç dhe A. R., 31 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”. Shtetasi E. R. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, ndërsa shtetasit I. R. dhe A. R. kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

– M. D., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

– E. Ll., banues në Tiranë, pasi në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasen B. H., 47 vjeçe, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Më pas, në afërsi të mbikalimit të Rinasit, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin E. M. Pas ndalimit nga Policia rezultoi se shtetasi E. Ll. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Më datë 02.07.2022, shtetasja Z. S., 62 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, djali i saj, shtetasi I. B., 41 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale