Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 3 gusht 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Elbasan/Informacion paraprak-Në lagjen “28 Nëntori”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Q. H., 27 vjeç, banues në Elbasan, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin O. D., 33 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Vijon puna për kapjen e shtetasit Q. H.Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Berat-Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nisur dhe nga informacionet e marra në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat organizuan punën dhe bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim I. E., 53 vjeç, banues ne Berat.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në muajin mars 2021, ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, se 53-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, në prani të fëmijës së tyre të mitur.Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Fier-Finalizohet operacioni policor i koduar “Stafeta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të pastrimit të parave.Sekuestrohen 43.620 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale.Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik, bazuar në informacionet për një shtetas që dyshohej se posedonte një shumë të konsiderueshme parash të përfituar nga veprimtaria kriminale, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni policor të koduar “Stafeta”.Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasin M. P., 21 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” me të cilin udhëtonte, iu gjetën 43.620 euro, për të cilat 21-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre. Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete kriminale në shtetin italian.Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Durrës/Më datën 02.08.2022, në lagjen nr.14, Durrës, pranë derës së një vendparkimi mjetesh është gjetur i pajetë shtetasi F. Ç., 56 vjeç, (roje i vendparkimit). Nga veprimet e para hetimore rezulton se 56-vjeçari e ka humbur jetën si pasojë e infarktit.

Durrës/Më datë 02.08.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, kallëzon shtetësja E. Ç. se është larguar nga banesa bashkëshorti i saj, shtetasi K. Ç. dhe nuk është kthyer më. Vijon puna për gjetjen e tij.

Kurbin-Goditi me mjet prerës dhe sende të forta një shtetas, pas një konflikti të çastit, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 37 vjeç, banues në Kurbin, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë dhe sende të forta shtetasin H. S., 65 vjeç, banues në Kurbin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Tiranë-Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.Finalizohet operacioni policor i koduar “Streha”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prostitucioni”.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Streha”.Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Shefqet Musarai”, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:- Klodian Lila, 36 vjeç, banues në Kavajë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 3 vjet burgim për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prostitucioni”.Në korrik të vitit 2019, ky shtetas ka marrë në automjetin e tij një shtetase, pa dëshirën e saj, dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, kundrejt pagesës.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Korçë – Finalizohet faza e njëmbëdhjetë e operacionit policor të koduar “Restart”, i nisur nëntë muaj më parë.Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, në drejtim të shtetit turk.Fshehën lëndën narkotike në shufra plastike, në rimorkion e kamionit, me qëllim trafikimin e saj drejt Turqisë, vihen në pranga 2 punonjësit e një kompanie private ushqimore, njëri prej të cilëve transportuesi i saj.Sekuestrohen 101 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.Shkon në 25 numri i të ndaluarve, në 666.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate, të sekuestruara në kuadër të këtij operacioni.Në vijim të operacionit antidrogë të koduar “Restart”, nisur nëntë muaj më parë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, nën drejtimin e Prokurorisë, finalizuan me sukses fazën e njëmbëdhjetë të tij. Si rezultat i saj, u bë ndalimi i shtetasve:– M .R., 58 vjeç, banues në Tiranë dhe A. M., 45 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.Shërbimet e Policisë kishin grumbulluar informacion se nëpërmjet Greqisë, me një mjet të tonazhit të rëndë, do të trafikohej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Pas këtij informacioni, është organizuar puna në bashkëpunim me punonjësit e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë dhe në dalje të Republikës së Shqipërisë, u bë i mundur ndalimi i mjetit tip kamion i markës “Scania”, me drejtues shtetasin M. R.Nga kontrolli i ushtruar në rimorkion e automjetit, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 101 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se shtetasi A. M. (punonjës i një kompanie private ushqimore, me qendër në qytetin e Tiranës) në bashkëpunim me persona të tjerë, kishte ngarkuar lëndën narkotike në automjet, ndërsa shtetasi M .R. (shofer në kompani) do të kryente transportin e sasisë, në drejtim të Turqisë.Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

DVP Korçë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin L. I., 50 vjeç, banues në Pogradec, pasi më datë 02.08.2022, në Spitalin e Traumës Tiranë, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore, me dëmtime të lehta në këmbë, ende e papërcaktuar se me çfarë, shtetasi D. L., 44 vjeç, banues në fshatin Bishnicë, Pogradec. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas, është konfliktuar më datë 30.07.2022, në fshatin Bishnicë, Pogradec, për motive të dobëta me shtetasin L. I., por nuk ka bërë kallëzim në Polici, ditën kur ka ndodhur ngjarja. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. N., 24 vjeç; K. P., 22 vjeç, si edhe për dy 15-vjeçarë banues në Ersekë, pasi kanë konsumuar elementë të  veprës penale “Prishja e qetësisë publike”.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 82 shtetas, konkretisht: 4 janë ndaluar, 12 janë arrestuar, 64 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, tre prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, si dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 3 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 5 raste, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu është evidentuar 1 rast i veprimtarisë së kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 7 raste, prej tyre 3 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, janë evidentuar 5 raste, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 13 raste, dy prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 12 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 7 raste të djegies së pronave/pasurive të ndryshme, dy prej të cilave rezultojnë aksidentale, për 2 të tjera rezultojnë 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për rastet e tjera vijon puna nga ana e strukturave të Policisë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 7 raste, me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Marrja e padrejtë e fëmijës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve” me 5 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprave penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë”, me 1 shtetas të arrestuar.

Gjithashtu, janë evidentuar: 2 raste të veprës penale “Dhunimi i banesës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Fyerja”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 4 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë; 3 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Braktisja e kafshës së shoqërimit”, me autorë ende të paidentifikuar.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 3 aksidente, si pasojë e të cilëve 3 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 8 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 4 shtetas të arrestuar, si dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.