Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin B. T., 51 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin P. D., 60 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi, gjatë drejtimit të automjetit, ka përplasur biçiklistin, shtetasin F. T., 60 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, për shtetasit K. D., 25 vjeç dhe Sh. D., 24 vjeç, të dy banues në lagjen nr.15, Durrës, pasi, për shkak të detyrës, kanë kanosur një punonjës policie.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori për shtetasin L. I., 31 vjeç, banues në Prishtinë, pasi ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të kundërligjshme, duke përdorur pasaportën e një shtetasi tjetër.
—
Më datën 02.08.2022, në lagjen nr.14, Durrës, pranë derës së një vendparkimi mjetesh është gjetur i pajetë shtetasi F. Ç., 56 vjeç, (roje i vendparkimit). Nga veprimet e para hetimore rezulton se 56-vjeçari e ka humbur jetën si pasojë e infarktit.
Më datë 02.08.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, kallëzon shtetësja E. Ç. se është larguar nga banesa bashkëshorti i saj, shtetasi K. Ç. dhe nuk është kthyer më. Vijon puna për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.