Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.
Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nisur dhe nga informacionet e marra në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat organizuan punën dhe bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim I. E., 53 vjeç, banues ne Berat.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në muajin mars 2021, ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, se 53-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, në prani të fëmijës së tyre të mitur.
Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.