Tiranë – Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasit:

– G. R., 47 vjeç dhe B. A., 50 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Arben Broci, kanë vjedhur disa materiale ndërtimi në një godinë në rikonstruksion;

– E. R., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndqj bashkëshortës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin M. Xh., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi i ka vjedhur portofolin shtetases A. H.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan shtetasin në kërkim E. P. (R)., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.