Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, shtetasin E. B., 31 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, duke ndihmuar shtetasen M. S. që të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu nisi procedimi penal për shtetasen M. S., 24 vjeçe, banuese në Gjakovë, Kosovë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin A. Y., 41 vjeç, banues në Turqi, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin, me dokumente të falsifikuara.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori për shtetasin I. U., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë të Rendit.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për shtetasen M. Zh., 35 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ka kundërshtuar punonjësin e Policisë, që po kryente veprime procedurale për një konflikt në
banesën e saj.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:
F. R., 27 vjeç, banues në Kosovë, E. M., 22 vjeç, banues në Angli, E. K., 34 vjeç dhe A. P., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
–
Më datë 30.07.2022, në Komisariatin e Policisë Krujë, ka kallëzuar shtetësja A. P. se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më vajza e saj e mitur, shtetasja K. P. Po punohet për gjetjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.