Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan shtetasit:
– D. T., 46 vjeç, banues në Kavajë, pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
– G. E., 39 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi i ka dëmtuar objektin ku ushtron biznes, shtetasit A. H., 34 vjeç.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
– E. B., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
– K. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen I. Ç., 69 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
– L. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin L. S. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, bashkëshortja e shtetasit L. S. dhe djali i tyre i mitur, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën;
– I. A., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
—
Më datë 31.07.2022, në lagjen “Kamberaj”, Zall-Bastar, është gjetur nga familjarët, e vetëvarur, shtetasja M. A., 54 vjeçe, e cila më datë 28.07.2022 ishte larguar nga banesa.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.