Goditen 2 raste të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës dhe shërbimet e Policisë Kufitare në Durrës dhe Rinas, operacioni policor i koduar “Benefit”.
Mashtroi një emigrant se do e transportonte kundrejt pagesës, për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, vihet në pranga në Rinas, 28-vjeçari.
Arrestohet në PKK Port Durrës, 46-veçari që ndihmoi një shtetase kosovare për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Durrës dhe Rinas, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të rasteve të dhënies ndihmë emigrantëve për kalim të kundërligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për 2 raste të transportimit të emigrantëve, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit shtetëror, kundrejt fitimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Benefit”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:
-M. K., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mashtrimi”.
Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas kishte mashtruar, me qëllim përfitimi, shtetasin E. G., 29 vjeç, banues në Egjipt, se do ta transportonte me automjetin e tij, për të kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme. Më pas, në Manzë, 28-vjeçari ka nxjerrë shtetasin E. G. nga automjeti dhe ka vijuar rrugën për në Aeroportin e Rinasit, ku u arrestua nga shërbimet e Policisë Kufitare.
-F. A., 46 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Durrës, duke ndihmuar shtetasen A. G., banuese në Kosovë, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit shtetëror.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.