Tiranë – Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin K. C., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Speacialistët e Komisariatit të Policisë Nr.1 arrestuan në flagrancë shtetasin J. V., 38 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke dëmtuar xhamat dhe sende të tjera, në një objekt kulti.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, si dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. Z., 42 vjeç, sepse dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me shufër metalike, një shtetas të mitur.

Speacialistët e Komisariatit të Policisë Nr.6 referuan materialet në Prokurori, si dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin që drejtonte, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një shkop druri (bejsbolli).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë referuan materialet në Prokurori, si dhe nisi procedimi penal për shtetasit A. D., 49 vjeç dhe E. Sh., 30 vjeç, banues në Mbretërinë e Bashkuar dhe Bushat, Shkodër, pasi, për shkak të detyrës, kanë kanosur me fjalë, punonjësit e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.