Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat arrestuan në flagrancë shtetasin E. F., 51 vjeç, banues në Burrel, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Po nga këto struktura janë referuar materialet në Prokurori për veprën penale “Vepra të turpshme” dhe ka nisur procedimi penal për shtetasin G. H., 61 vjeç, banues në Burrel (61-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor), pasi dyshohet se në kohë të ndryshme, ka kryer veprime të turpshme ndaj tre shtetaseve të mitura.
—
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori për shtetaset R. S., 49 vjeçe dhe A. F., 57 vjeçe, banuese në Peshkopi, pasi në ambientet e Spitalit Rajonal Dibër, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar dëmtime të lehta njëra-tjetrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.