Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë-Plagosi me mjet prerës një shtetas, vihet në pranga 23-vjeçari.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin O. M., 23 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. M., 21 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Tiranë/Informacion paraprak-Më datë 27.07.2022, në rrugën “Andon Zako Çajupi”, shtetasi I. M., 33 vjeç, i cili vuan nga depresioni, dyshohet se nën efektin e lëndëve narkotike, është vetëplagosur në këmbë, me mjet prerës.Aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Reagim i DVP Tiranë-Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, që bën fjalë për një rast denoncimi të sjelljes së papërshtatshme nga një qytetar, në plazhin e Golemit, ju sqarojmë se:Shërbimet e Policisë, pas transmetimit të pamjeve, kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin F. Sh., 30 vjeç, banues në Kavajë.Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh.Nga verifikimet ka rezultuar se dokumentet për beach bar-in dhe për shfrytëzimin e hapësirës gjatë vijës bregdetare, ky shtetas i ka në përputhje me kërkesat ligjore.
Tiranë-Vijon operacioni policor i koduar “Double strike”, nga Komisariati i Policisë Nr. 1.Gjenden dhe sekuestrohen në banesën e marrë me qira nga njëri prej shtetasve të arrestuar ditën e djeshme, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, targa shqiptare dhe të huaja, 4 thika, 13 pajisje fiksuese si ato të armëve, shenjestër optike, 15 aparate celulare, 2 radio si ato të Policisë dhe pajisje të tjera që përdoren nga Policia.Ditën e djeshme u sekuestruan 1 armë zjarri snajper, 1 armë zjarri pistoletë, një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete, një sasi municioni luftarak, dy palë dylbi nate terminale dhe një dokument policie.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të operacionin policor të koduar “Double strike”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit R. R., 39 vjeç dhe E. H., 28 vjeç, në vijim të veprimeve hetimore për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetaseve, kanë zbuluar një banesë të marrë me qira nga shtetasi R. R.Gjatë kontrollit në këtë banesë, në zonën e quajtur “Selitë e Vjetër”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, 13 pajisje të ndryshme fiksuese dhe shtrënguese si ato të armëve, municion luftarak, këllëf pistolete, 2 radio Policie, një aparaturë valësh, dy elektrikë dore, njëri prej tyre me mbishkrimin “Policia”, 4 thika, targa shqiptare dhe të huaja, jelek multifunksional me mbishkrimin “RENEA”, shënjestër optike, 15 aparate celulare dhe sende të tjera.Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
Korçë-Vijon operacioni “Knock doën”, i finalizuar para 3 muajsh.Vihen në pranga 2 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim. Shkon në 27 numri i të ndaluarve në kuadër të këtij operacioni.Në vijim të punës për vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë “Knock doën”, i finalizuar më datë 20.04.2022, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Korçë ndaluan shtetasit në kërkim E. S., 26 vjeç dhe Th. R., 28 vjeç, banues në Korçë.Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 19.04.2022, u ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
DVP Lezhë/Kontrolle të shtuara për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike.Finalizohet operacioni policor i koduar “Around”.Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.Gjatë operacionit të kontrollit, janë kapur dhe vënë në pranga edhe 2 shtetas të tjerë, të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.Në zbatim të planit të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo lënde narkotike, strukturat hetimore dhe operacionale në DVP Lezhë, në bashkëpunim të ngushtë me komisariatet e Policisë në varësi të DVP-së, kanë organizuar kontrolle të befasishme në të gjithë qarkun.Si rezultat i kontrolleve shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me forcat operacionale të DVP Lezhë, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, në Laç, në magazinën e lokalit në përdorim nga shtetasi V. Ll., është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin është arrestuar në flagrancë shtetasi V. Ll., 46 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.Gjithashtu, gjatë kontrolleve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Zef Shyti, banues në Kurbin, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.Në vijim të kontrolleve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë ndalimi i shtetasit K. F., 31 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, i dyshuar si autor i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Gjadër, Lezhë.Kontrollet e befasishme për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë do vijojnë në të gjithë qarkun, krahas angazhimit maksimal për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Dibër-Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori për shtetasin L. L., 22 vjeç, banues në Selishtë, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori për shtetasin SH. B., 54 vjeç, banues në Tiranë, drejtues teknik në një subjekt minerar, pasi dyshohet se nuk ka respektuar rregullat e mbrojtjes në punë dhe për pasojë është aksidentuar gjatë punës, shtetasi M. B., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për vlerësim, pasi shtetasja XH. K., 15 vjeçe, dyshohet se ka konsumuar një sasi medikamentesh, në banesën e saj. Kjo shtetase ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 86 shtetas, konkretisht: 11 janë ndaluar, 21 janë arrestuar, 50 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste, me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijojnë punën strukturat policore, si dhe me 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 3 raste, me 3 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 4 raste, me 1 shtetas të ndaluar dhe 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Për veprat penale në fushën e veprimtarisë së kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme janë evidentuar 3 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 6 raste, prej tyre 1 rast është me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar si dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” janë evidentuar 5 raste, me 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijojnë punën strukturat policorë, dhe 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e mosbindjes/kundërshtimit të punonjësve të Policisë janë evidentuar 4 raste, me 3 shtetas të arrestuar dhe 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 3 raste, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 8 raste të djegies së pronave/pasurive të ndryshme, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, 2 raste vlerësohen aksidentale, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar dhe 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 7 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 13 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale penale “Prishja e qetësisë publike”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 3 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit” dhe “Ngacmimi seksual”, me 3 shtetas të ndaluar, në total. Janë evidentuar edhe 2 raste të veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, si pasojë e të cilëve 5 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 15 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 7 shtetas të arrestuar, si dhe me 9 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.