DVP Vlorë – Vihen në pranga 4 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u arrestuan në flagrancë shtetasit M. K., 55 vjeç, K. K., 33 vjeç dhe A. K., 28 vjeç, pasi mbremjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë dhunuar shtetasin G. R., 56 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, të tre këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, në momentin e mbërritjes në vendngjarje.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimim penal në gjendje të lirë për shtetasit S. H. dhe K. H., sepse ditën e djeshme, gjatë një konflikti, kanë goditur me sende të forta shtetasin A. D., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit I. Gj., 46 vjeç, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë më datë 22.07.2022, ka nxjerrë urdhër ndalimi për këtë shtetas, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L. G., 35 vjeç, pasi i ka vënë zjarrin kasolles së bagëtive, në pronësi të shtetasit S. Ç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.