Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, që bën fjalë për një rast denoncimi të sjelljes së papërshtatshme nga një qytetar, në plazhin e Golemit, ju sqarojmë se:
Shërbimet e Policisë, pas transmetimit të pamjeve, kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin F. Sh., 30 vjeç, banues në Kavajë.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh.
Nga verifikimet ka rezultuar se dokumentet për beach bar-in dhe për shfrytëzimin e hapësirës gjatë vijës bregdetare, ky shtetas i ka në përputhje me kërkesat ligjore.