Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori për shtetasin L. L., 22 vjeç, banues në Selishtë, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori për shtetasin SH. B., 54 vjeç, banues në Tiranë, drejtues teknik në një subjekt minerar, pasi dyshohet se nuk ka respektuar rregullat e mbrojtjes në punë dhe për pasojë është aksidentuar gjatë punës, shtetasi M. B., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
—
U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për vlerësim, pasi shtetasja XH. K., 15 vjeçe, dyshohet se ka konsumuar një sasi medikamentesh, në banesën e saj. Kjo shtetase ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.