DVP Gjirokastër – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. Th., 58 vjeç, banues në Përmet, pasi është kapur nga punonjësit e Policisë, në dalje të qytetit të Këlcyrës, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin K. Sh., 58 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke punuar në lagjen “Zinxhira”, ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me pemë.

Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Përmet, për shtetasin P. Ç., 65 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi në vendin e quajtur “Qafa e Rrapit”, Këlcyrë, ka shkaktuar zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.

Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër dhe Prokurorisë Përmet, për veprime të mëtejshme.