Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin P. T., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Shtetasi P. T. ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
– A. M., 44 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur;
– M. L., 37 vjeç, banues në Sukth, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.