Durrës/Vihen në pranga 4 shtetas, njëri prej tyre në kërkim, si dhe procedohet penalisht një tjetër, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin K. L., 32 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Po nga specialistët Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë u bë ndalimi i shtetasit A. L., 35 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit G. Sh., 43 vjeç dhe L. S., 58 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe Krujë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, referuan materialet në Prokurori për shtetasin Sh. S., 55 vjeç, banues në Shijak, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë gjahu, të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente.

Më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasi T. D. se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja E. D., 30 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.