Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një armë të ftohtë (shufër metalike). Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasagjeri në mjet, shtetasi K. B., 25 vjeç, banues në Vlorë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Nasim Muzhai, 43 vjeç, banues në Delvinë, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin e datës 05.04.2022, e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit K. F., 37 vjeç, i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Mashtrimi”. Ky shtetas iu dorëzua DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit S. H., 32 vjeç dhe K. H., 34 vjeç (vëllezër), pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin A. D., 44 vjeç, banues në Vlorë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi B. C., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe një aparat celular, në një kamping, në Radhimë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
– – –
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 10:00, në lagjen nr.1, Sarandë, është gjetur pa shenja jete, në banesën ku jetonte me qira, shtetasi anglez A. G., 64 vjeç, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.