Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Poliçan në vijim të punës për parandalimin e veprimtarisë kriminale të zjarrvënies, si dhe nxjerrjen para përgjegjësisë ligjore të autorëve të saj, ndaluan shtetasin H. D., 58 vjeç, banues në fshatin Tërpan, Poliçan, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me sherebelë, në pronësi te shtetasit F. D., në fshatin Paraspuar, Poliçan.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë banorët, që për asnjë arsye të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.