Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe përshtatjes së lokaleve për përdorimin e lëndëve narkotike, bazuar në informacione policore se në një lokal në Zejmen, kishte lëndë narkotike, menjëherë nga shërbimet policore është ushtruar kontroll në këtë lokal, ku janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Në vijim të veprimeve hetimore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
K. P., 41 vjeç, banues në Zejmen,
administratori i lokalit;
A. A., 24 vjeç, banues në Lezhë dhe S.S., 55 vjeç, banues në Milot, kamarierë në lokal.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorimin e lëndëve narkotike”.
—
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 43 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Dhuna në familje”.