Në këtë video të 👁Dronit edukues👁 dhe makinës inteligjente evidentohet pozicionimi i drejtuesve të mjeteve, në karrexhatë, duke u treguar me ✅ përdoruesit e rrugës që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe me ❌ shkelësit.
KUJDES‼️
Pas manovrës së parakalimit, mjetet duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë!
Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë është i vendosur të konstatojë dhe ndëshkojë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor!
#DrejtoMjetinMeKujdes
#RespektoRregullatEQarkullimitRrugor🛣
#SiguriaRrugorePrioritet👮🏻