Dibër – Dogji një sipërfaqe toke në fshatin Pocest, procedohet penalisht autori i dyshuar

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër , referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. E., 48 vjeç, banues në Maqellarë .

Ky shtetas dyshohet se nga pakujdesia ka ndezur zjarr pranë varrezave të fshatit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me barishte.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë banorët, që të mos ndezin zjarre, për asnjë arsye, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.