Në pranga dhe një tjetër shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, arrestuan në flagrancë shtetasin: A. K., 23 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal).
Shtetasi i mësipërm ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” duke dalë nga shtëpia dhe më pas është konfliktuar për motive të dobëta (pse autobuzi nuk ecte shpejt), me shoferin e autobusit të një linje urbani duke e goditur me mjete të forta në pjesën e fytyrës. Pas marrjes së njoftimit shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2. u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: F. Z., banues në Tiranë. Ky shtetas është person i shpallur në kerkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Përndjekja”.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.