Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tropojë – Kontrolle intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në terren të hapur dhe në terren të mbyllur. Finalizohet operacioni policor i koduar “Interrupt”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Tropojë. Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, ndalohen 2 autorët e dyshuar, shpallen në kërkim 2 të tjerë. Procedohen në gjendje të lirë kryetari i fshatit dhe inspektori i pyjeve, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, pas një hetimi 2-mujor, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në njësinë administrative Lekbibaj, ishin kultivuar bimë narkotike kanabis, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Interrupt”. Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve GJ. D., 53 vjeç, banues në Tiranë dhe A. P., 42 vjeç, banues në fshatin Salcë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit R. P., 31 vjeç, banues në fshatin Salcë dhe A. S., 40 vjeç, banues në Tiranë. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në zona të ndryshme, në njësinë administrative Lekbibaj. Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit: N. R., me detyrë kryetar i fshatit Palç dhe Gj. P., me detyrë inspektor i pyjeve dhe mjedisit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.
Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Premtimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, në DVP Elbasan. U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 45-vjeçari. Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Premtimi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi F. L., 45 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, duke transportuar me automjetin tip “BMË”, 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti, 1 aparat celular dhe 850 euro që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Tiranë – Kontrolle intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Kodër Lucë”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4. Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Zallbastar. Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, procedohet në gjendje të lirë vëllai i tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në fshatin Zallbastar ishin kultivuar bimë narkotike kanabis, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kodër Lucë”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. H., 48 vjeç, banues në Kamzë, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi T. H., 42 vjeç, banues në Kamzë. Shtetasi A. H., në bashkëpunim me shtetasin T. H., dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në vendin e quajtur “Kodër Lucë”, në fshatin Zallbastar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Korçë – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 33 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi është kapur në lagjen nr. 4, Korçë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar me vendimin e datës 09.02.2022, nga Gjykata e Shkallës së Parë Korçë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Vlorë/Informacion paraprak – Sot, rreth orës 11:25, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në katin e katërt të një pallati në ndërtim, është gjetur pa shenja jete, një shtetas ende i paidentifikuar. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
DVP Dibër – U referuan materialet procedurale në Prokurori, per ngjarje aksidentale, për rastet në vijim: Shtetasja Y. Sh., 55 vjeçe, banuese në Dibër, aksidentalisht është rrezuar nga lartësia e një peme. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi S. D., 51 vjeç, banues në Bulqizë, minator dhe përgjegjës grupi pranë një subjekti minerar, duke kontrolluar frontin e punës për hapjen e vrimave për lëndën plasese është shembur mjë masiv guri i cili e ka goditur në pjesën e trupit dhe si pasojë ka humbur jetën. Shtetasi G. D., 56 vjeç, banues në Klos, aksidentalisht është rrëzuar nga kati i dytë i banesës së tij dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 60 shtetas, konkretisht: 2 janë ndaluar, 15 janë arrestuar në flagrancë dhe 43 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë, 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 2 të shpallur në kërkim.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste, me autorë që po procedohen penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe6 të arrestuar. Janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 4 raste, 2 prej tyre me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 4 raste të krimeve mjedisore, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 2 autorë që po procedohen ën gjendje të lirë.
Në fushën e shkatërrimit të pronës me zjarr janë evidentuar 8 raste, me autorë që po rpocedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 4 raste, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Është evidentuar i “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Vetëgjyqësia” dhe 1 rast iveprës penale “Pushtim toke”, me nga 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evdientuar 2 raste të “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 1 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 1 të shpallur në kërkim.
Në fushën e shkatërrimit të pronës me zjarr janë evdientuar 7 raste, me 10 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, me 5 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 7 të tjerë, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.