Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Durrës-Policia e Durrësit, kontrolle të shtuara në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit.Finalizohet operacioni policor i koduar “Bregdeti i lirë”.Lirohen hapësira në vijën bregdetare, në zonën e Porto Romanos.Procedohen penalisht 5 administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse.Sekuestrohen 400 komplete me çadra dhe shezlongë.Në kuadër të plan-operacionit “Bregdeti i lirë”, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Durrës, kanë vijuar kontrollet në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse, nga subjekte të ndryshme që vendosin komplete me çadra dhe shezlongë.Si rezultat u bë lirimi i hapësirës publike në bregdetin e Porto Romanos, duke hequr 400 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur pa lejen përkatëse.Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit:B. C., 36 vjeç, banues në Tiranë; F. Rr., 27 vjeç, L. B., 24 vjeç, E. S., 46 vjeç dhe H. L., 35 vjeç, të katërt banues në Durrës.Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.
FAST Albania-Finalizohet operacioni policor i koduar “Member”.Operacioni, nga FAST Albania, në bashkëpunim me DVP Fier dhe Interpol Tirana.Kapet dhe vihet në pranga, në Fier, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, 45-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.Shërbimet e FAST Albania, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe me Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit për vendodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin policor të koduar “Member”.Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen “Bishanak”, Fier, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimi, shtetasi A. K., 45 vjeç, banues në Fier.Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Spanjës, me vendimin e datës 27.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim kultivimin e bimëve narkotike”.Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madrid, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.
Tiranë-Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Phones”.Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.Sekuestrohen 27 aparate celulare iPhone 13 Pro Max, të dyshuar të kontrabanduar.Vihet në pranga administratori i subjektit që i tregtonte, procedohet në gjendje të lirë një punonjës i këtij subjekti.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Phones”.Si rezultat i tij u në arrestimi në flagrancë i shtetasit:- K. Q., 55 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi F. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë.Gjatë kontrollit në subjektin me administrator shtetasin K. Q. dhe punonjës shtetasin F. Q., në Rrugën e Durrësit, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 27 aparate celulare, që dyshohet se janë futur kontrabandë.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Krujë-Vijon kontrolli i territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.Finalizohet operacioni policor i koduar “Kroi i Madh”.Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike. Arrestohen në flagrancë babë e bir.Gjatë kontrollit në banesën e tyre, u gjetën fidanë të dyshuar narkotikë, të kultivuar në kubikë, dhe rreth 3.7 kg lëndë e dyshuar narkotike në formë boçeje.Specialisët për Hetimin e Krimeve më Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në fshatin Kroi i Madh.Në kuadër të operacioni policor të koduar “Kroi i Madh” u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:H. K., 53 vjeç dhe S. K., 19 vjeç, të dy banues në Krujë (babë e bir).Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Kroi i Madh, në dy sipërfaqe toke në afërsi të njëra-tjetrës, kanë gjetur dhe asgjësuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohet se janë kultivuar nga 53-vjeçari dhe djali i tij.Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, u gjetën fidanë të dyshuar narkotikë, të kultivuar në kubikë, dhe rreth 3.7 kg lëndë e dyshuar narkotike në formë boçeje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe aparatet celulare të 2 shtetasve të arrestuar.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.
Lushnjë-Iu vunë zjarrin tokave të tyre, për pasojë u dogjën edhe sipërfaqet me pemë frutore dhe ullinj, procedohen penalisht 3 shtetas.Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. Gj., banues në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, B. D., 31 vjeç, banues në fshatin Shegë, Lushnjë dhe Sh. M., 55 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë.Këta shtetas kanë ndezur zjarre për djegien e barërave në tokat e tyre, përkatësisht në fshatin Fieri i Ri, në fshatin Shegë dhe në lagjen “Savër”, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur edhe sipërfaqe toke me dru frutorë dhe ullinj.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.
Kukës / Më datë 07.0.2022, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kukës, për vlerësim, pasi ka bërë kallëzim shtetasi K. A., 60 vjeç banues në Ferizaj, Kosovë, sepse dyshon se vajza e tij, shtetasja A. A., 29 vjeçe (me probleme të shëndetit mendor) është larguar nga banesa, për t’u shoqëruar me shtetasin F. D., 28 vjeç, banues në Osnat, Pogradec, me të cilin është njohur në rrjetet sociale.
Berat/Më datë 07.07.2022, ka bërë kallëzim shtetasi R.K., se është larguar nga banesa vajza e tij e mitur, shtetasja A.K., 15 vjeçe. Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për gjetjen e saj.
Lezhë / Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin F. N., 27 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Mbajtje pa leje e armëve sportive”. Shërbimet e Policisë, këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur një armë pistoletë stimuluese (imituese-zhurmuese) me majë plastike.
Vlorë – Më datë 07.07.2022, shtetasja E. Z., 60 vjeçe, ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vëllain e saj, shtetasin G. R., 50 vjeç, banues në Vlorë. Punohet për gjetjen e tij.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 69 shtetas, konkretisht: 6 janë ndaluar, 10 janë arrestuar, 46 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste, 3 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar dhe 3 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të ndaluar dhe me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 3 raste, me 2 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 5 raste, me 2 shtetas të arrestuar dhe me 4 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, për veprimtarinë e jashtëligjshme të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 5 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale me objekt veprimtarinë e kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror, me 2 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 12 raste, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 11 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 5 raste të djegies së pronave/pasurive të ndryshme, për 3 prej të cilëve janë proceduar penalisht 3 shtetas, ndërsa për rastet e tjera vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të tyre.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 8 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 12 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Përdorimi me keqdashje e thirrjeve telefonike”, “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”, “Pengime për ekzekutimin e vendimit të gjykatës”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, me 6 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 rast i veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në të gjithë vendin ka ndodhur 1 aksident, si pasojë e të cilit 1 shtetas është dëmtuar. Janë evidentuar në total 4 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 2 shtetas të arrestuar, si dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.