Punonjësit e Policisë, paraditen e sotme, kanë blerë librat, ja kanë dhuruar Seldit dhe i kanë uruar një vit shkollor sa më të mbarë dhe të suksesshëm.
Ata i kanë premtuar Seldit se shtëpia e policisë Ura Vajgurore do të jetë gjithmonë e hapur për të dhe për të gjithë bashkëmoshatarët e tij në nevojë.
Vogëlushi 12-vjeçar sot është paraqitur në shkollë, i gezuar duke u përcjellë gjithë bashkëmoshatarëve të tij mesazhin se polici është miku më i mirë i tij.