DVP Korçë – Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi më datë 15.06.2022, në lagjen nr. 18, Korçë, ky shtetas ka vjedhur një mjet pune në banesën e shtetasit A. H.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 39 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, ky shtetas u konstatua duke kryer punime pa leje.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. Ç., banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, pasi ky shtetas tek një kompleks në fshatin Tushemisht, Pogradec, kishte kryer lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.