DVP Gjirokastër – Vijon operacioni policor i koduar “Road Guard”

Vijon operacioni policor i koduar “Road Guard”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit.

Transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 22-vjeçari.

Sekuestrohen 1 automjet dhe 2 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Road Guard”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi B. S., 22 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë operacionit, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin e mësipërm, duke transportuar me automjetin e tij, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet dhe 2 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.