Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Seria A”.Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 5, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit.Goditet 1 rast i organizimit të lotarive të palejuara, në ambientet e një lokali, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë.Procedohet në gjendje të lirë pronari i lokalit, i cili e kishte e vendosur subjektin e tij, në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, se disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara nëpërmjet aparateve celulare, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Seria A”.Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. H., 34 vjeç, dhe A. K., 61 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit A. C., 44 vjeç, dhe V. D., 22 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.Po në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi L. D., 34 vjeç, pronari i lokalit, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në një lokal në Laknas, që shtetasi L. D. e kishte vendosur në dispozicion për organizimin e këtyre lotarive.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Malësi e Madhe-Në fshatin Kastrat, Malësi e Madhe, në një stan, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi G. N., 44 vjeç, banues në fshatin Kastrat, Malësi e Madhe. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Shkodër-Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale për një shtetas të plagosur me armë zjarri në Shkodër, ju sqarojmë se:Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër menjëherë kanë nisur kontrollet dhe patrullimin në zonën ku pretendohej se kishte ndodhur plagosja.Si rezultat i veprimeve të shpejta rezultoi se shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër, ka deklaruar se nuk ka patur asnjë konflikt dhe postimi është i rremë, dhe është postuar nga shtetasi A. P., 27 vjeç, banues në Shkodër.Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër është bërë shoqërimi i shtetasit G. S. në ambientet e DVP Shkodër për sqarimin e plotë të rrethanave të postimit dhe vijon puna për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. P. që ka bërë njoftim të rremë në rrjetet sociale.
Bulqizë-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P. D., 55 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtues teknik në një kompani minerare, sepse në këtë kompani, për shkak të shkeljes së rregullave për ruajtjen e lëndëve plasëse, ka shpërthyer një kapsollë dhe për pasojë është lënduar lehtë, shtetasi Xh. GJ., punëtor në minierë.
-Më datë 23.05.2022, në dyqanin në pronësi të shtetasit G. H., 27 vjeç, banues në Peshkopi, një person ende i paidentifikuar ka vendosur një sasi lënde të dyshuar plasëse, e cila nuk ka shpërthyer. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa pamje filmike dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Informacion shtesë-Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë, i cili bën fjalë se në Kombinat është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi M. L., 60 vjeç, ju sqarojmë se:Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit, autori i kësaj ngjarje, shtetasi L. Gj., efektiv i FNSH-së, i cili gjatë kryerjes së krimit ka qenë në gjendje të dehur.Grupi hetimor i krijuar nga Agjensia e Mbiikëqyrjes Policore (AMP) nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak-Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi L.Z., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme.Si pasojë e plagëve të marra, punonjësi i Policisë Ç.S. ka ndërruar jetë në spital.Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim më të plotë për media.
Tiranë – Më datë 23.05.2022, shtetasi K. M., 64 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij, shtetasja S. M., 22 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e saj.
DVP Gjirokastër -Vijon operacioni policor i koduar “Road Guard”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit.Transportonin 4 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas.Sekuestrohen dy automjete, dy aparate celulare dhe një sasi parash. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Road Guard”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit K. L., 22 vjeç dhe K. M., 20 vjeç, banues në Tiranë.Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasit e mësipërm, duke transportuar me automjetet e tyre, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjetet, dy aparate celulare dhe një shumë parash.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.
DVP Berat-Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që vodhën mjete të ndryshme pune në një serë. Dokumentohet një vjedhje tjetër që është kryer nga këta shtetas.Sekuestrohen disa nga pajisjet e vjedhura dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, që Policia e gjeti në banesës e njërit prej të arrestuarve. Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. K., 32 vjeç dhe R. V., 28 vjeç, të dy banues në Kuçovë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 23.05.2022, gjatë natës, kanë vjedhur mjete të ndryshme pune në serën e shtetasit A. B., në fshatin Polovinë, Kuçovë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në datën 29.04.2022, kanë vjedhur pjesë makine dhe vegla pune, në garazhin e shtetasit Sh. L.Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet e vjedhura dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, që u gjet nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit R. V. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 82 shtetas, konkretisht: 6 janë ndaluar, 15 janë arrestuar, 59 po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, me 2 shtetas të arrestuar dhe 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 14 raste: 1 rast i veprës penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, me 1 shtetas të ndaluar; 1 rast i veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me 2 shtetas të arrestuar; 2 raste të veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 shtetas të ndaluar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë; 7 raste të veprës penale “Kanosja”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 6 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Ngacmimi seksual”, me 1 shtetas të ndaluar; “Fyerja”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të ndaluar.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronës”, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i veprës penale “Pushtimi i tokës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 2 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 raste të veprës penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, me 2 shtetas të arrestuar.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, me 1 shtetas të ndaluar.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 6 raste, prej këtyre janë 3 raste janë me autorë të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 3 rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu është evidentuar 1 rast i veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të veprave penale me objekt mashtrimin, me 1 shtetas të ndaluar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 3 shtetas të tjerë proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast veprës penale “Kalimi i kufirit në mënyrë të paligjshme, me 1 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 2 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, si pasojë e të cilëve janë dëmtuar 9 shtetas, pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 12 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 3 shtetas të arrestuar dhe me 11 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.