Durrës – Arrestohet në flagrancë 45-vjeçari, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur”

 

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G.K., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi
në Rrashbull, Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, të cilin e drejtonte në gjendje të dehur iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë
me mbishkrimin SIG-SAUER dhe një kreher me tre fishekë model 7.65 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.