Fier – Orë edukative me fëmijët e kopshtit nr. 6, për rregullat e qarkullimit rrugor

“Edukojmë të vegjlit me rregullat e qarkullimit rrugor”.

Një ditë e veçantë me fëmijët e kopshtit nr. 6, në Fier.

Ditën e sotme u zhvillua një aktivitet me të vegjlit e këtij kopshti, për edukimin e tyre për sjelljen në rrugë, kujdesin që duhet treguar në semafor dhe respektimin e vijave të bardha.

Si pedalues, këmbësorë apo si shoferë në të ardhmen, duhet që të vegjlit të njihen sa më mirë me rregullat dhe sinjalistikën rrugore.

Edukojmë fëmijët përmes argëtimit, për të qenë qytetarë të përgjegjshëm në rrugë dhe drejtues mjetesh më të vetëdijshëm kur të rriten.

#ShëndetiDheJetaJuajPrioritetiYnë