Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve të shpallur në kërkim:
-A.P, 34 vjeç,
-A.T, 19 vjeç, të dy banues në lagjen ‘’11 Shkurti’’, Kuçovë.
Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, më datë 15.07.2019, ka vendosur masën e sigurisë ‘’Arrest me burg’’
Këta shtetas në datë 09.07.2019, në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake’’ dhe ‘’Kanosja’’, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 84 të Kodit Penal.