Specialistët për Hetimin e Krimit në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit: Nj.H.,52 vjeç dhe S.H., 41 vjeçe( vëlla e motër) banues në Elbasan.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë tentativës për të vjedhur një magazinë ushqinore në pronësi të shtetasit E.B., janë pikasur nga qytetarë të cilët kanë njoftuar Policinë.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit menjëherë kanë organizuar punë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të cilët ndodheshin mbrenda në magazinë në tentativë për të vjedhur.
Gjithashtu shtetasja S.H., nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë gjatë shoqërimit duke thyer xhamat e dritares së dhomës së shoqërimit.
Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale, ” Vjedhja” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë në ngarkim të shtetasve Nj.H., dhe S.H , si edhe për veprat penale “Shkatërim i pronës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” për shtetasen S.H.
——–
Po nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan , u arrestua në flagrancë shtetasi: I.N., 66 vjeç, banues në Elbasan, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me sende të forta bashkëshorten e tij. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Dhunë në familje “.
—–
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:
Q.A., banues në Elbasan, pasi në aksin rrugor Elbasan- Llixhë , u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
R.V., banues në Prrenjas, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën pa Leje Drejtimi.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.