Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Kurbin-Kontrolle masive të territorit, për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.Gjatë 24 orëve të fundit janë finalizuar 2 operacione policore, të koduara “Gjormi” dhe “Fushë Malbardhë”.Operacionet, të zhvilluara nga Komisariati i Policisë Kurbin.Sekuestrohen fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa të kultivuar në kubikë dhe 320 bimë të dyshuara narkotike, të mbjella në tokë.Vihen në pranga 2 shtetas. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, për dy shtetas që kishin kultivuar fidanë narkotikë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses brenda 24 orëve të fundit, operacionet policore të koduara “Gjormi” dhe “Fushë Malbardhë”.Si rezultat i operacioni policor të koduar “Gjormi” është arrestuar në flagrancë shtetasi A. P., 51 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Kurbin, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të kultivuar në kubikë.Si rezultat i operacionit policor të koduar “Fushë Malbardhë” është arrestuar shtetasi E.( I.). H. 51 vjeç, banues në fshatin Fushë Malbardhë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 320 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të mbjella në tokë.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Fier-Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta, në doza.Finalizohet operacioni policor i koduar “Grecalli”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, Komisariati i Policisë Fier dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”.Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza gati për shitje, një sasi me kokrra metadoni dhe një armë gjahu.Vihen në pranga 2 shtetas.Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë policore për dy shtetas që posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike heroinë, në qytetin e Fierit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Grecalli”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve L. G., 36 vjeç, banues në Daullas, Fier dhe M. B. alias K. B., banues në Levan, Fier, të dy të dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen “1 Maji”, duke shitur lëndë narkotike.Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në automjetin tip “Benz”, me të cilin ata qarkullonin, janë gjetur një sasi me lëndë narkotike heroinë e ndarë në doza gati për shitje, një sasi me kokrra metadoni, një armë gjahu dhe një sasi parash, të cilat u sekuestruar në cilësinë e provës materiale.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”.
Vlorë/Informacion paraprak-Më datë 05.05.2022, në sallën operative të DVP Vlorë, ka telefonuar shtetasja I. J., e cila ka kallëzuar se në një grumbull dheu, të marrë para disa ditësh, për të kryer punime, në afërsi të banesës së saj, në lagjen “Kushtrimi, ka gjetur mbetje kockore të dyshuara si ato të njeriut. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Bulqizë – Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasit E. P., E. P., U. A. (nxënës shkolle), sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dëmtuar ambientet e një shkolle të mesme, si dhe derën e rrethimit të jashtëm të një shkolle 9-vjeçare.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 107 shtetas, konkretisht: 8 janë ndaluar, 16 janë arrestuar, 79 po procedohen në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 13 raste, me 6 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë, si dhe me 6 të tjerë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 10 raste: 1 rast i veprës penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë; 4 raste të veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, njëri prej të cilëve me autorë ende të paidentifikuar, për të cilin vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 3 rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 3 raste të veprës penale “Kanosja”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i veprës penale “Kanosja për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Dëmtime të tjera me dashje”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” është evidentuar 1 rast, me 2 shtetas të arrestuar.
Janë evidentuar 3 raste të veprave penale në fushën e mosbindjes apo kundërshtimit të urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Shpifja”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; “Fyerja”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; “Vepra të turpshme”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, me 1 shtetas të arrestuar; “Ngacmimi seksual”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të ndaluar.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Moskallëzimi i krimit”, “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Shkatërrimi i rrjetit elektrik” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 5 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprave penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, me 1 shtetas të arrestuar për këto vepra.
Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë dhe me 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 16 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me 1 shtetase të shpallur në kërkim.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Shkatërrimi i pronës”, “Pushtimi i tokës” dhe “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, me 3 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar në total 9 raste, prej këtyre 3 raste janë me autorë të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore, ndërsa 6 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, me 1 shtetas të ndaluar dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të veprave penale me objekt mashtrimin, me 2 shtetas të ndaluar dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar gjithashtu, 2 raste të veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 2 raste të veprës penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të veprave penale në fushën e falsifikimit të dokumenteve të ndryshme, me 5 shtetas të ndaluar dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me 6 shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, si pasojë e të cilëve 1 shtetas është në gjendje të rëndë dhe 5 shtetas të tjerë janë dëmtuar pa rrezik për jetën. Janë evidentuar në total 14 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar, 1 rast i bashkëshoqëruar me veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa 12 rastet e tjera rezultojnë me 4 shtetas të arrestuar dhe 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.