Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasin Xh. K., 31 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i prones me zjarr”, pasi dyshohet se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të automjeteve, të ndodhura gjatë ditëve të fundit, si dhe autor i djegies së 2 automjeteve, në pronësi të shtetasve të ndryshëm.
Si rezultat i veprimeve hetimore rezulton se shtetasi Xh. K.:
٠Më datë 01.04.2022, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit F. D.;
٠Më datë 07.04.2022, ka djegur 2 automjete, në pronësi të shtetasve V. Ç. dhe V. K.;
٠Më datë 08.04.2022, ka tentuar të vjedhë automjetin në pronësi të shtetasit P. N.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit:
٠E. P., 34 vjeçe, banuese në lagjen nr. 4, Sarandë, për veprën penale “Kanosja”, pasi dyshohet se kjo shtetase ka kanosur, nëpërmjet mesazheve të dërguara në rrjetet sociale, shtetasen E. Ll;
٠Xh. T., 43 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi”, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi J. Gj., 42 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë, se shtetasi Xh. T. e ka mashtruar duke i marrë atij disa herë karburant dhe duke mos e paguar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.