Pogradec – Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit Z. H., 42 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se në banesë ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit M. H., 77 vjeç.

Po nga këto struktura, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën “Ndërtimi i paligjshëm”, për shtetasin E. H., 43 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, ky shtetas u kap duke kryer punime pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.