Specialistët e Policisë Rrugore në DVP Lezhë, në bashkëpunim me oficerët e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 28 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Rrugore.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin kanë referuar materialet në Prokurori, në ngarkim të shtetasit E. S., 37 vjeç, banues në Kurbin, sepse gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjete të forta shtetasin M. P., 37 vjeç, banues në Kurbin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime mëtejshme.