Policia Rrugore, ka vijuar kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.
Në zbatim të Planit Operacional, janë kontrolluar dhe verifikuar mjetet me targa të huaja, dokumentacioni i tyre dhe afatet e qendrimit në Republikën e Shqipërisë. Në qarkun e Korçës, nuk janë evidentuar shkelje në këtë drejtim, por kontrollet do të jenë të vazhdueshme edhe në vijim.
Gjatë javës që lamë pas, nga këto struktura janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Janë proceduar administrativisht gjithsej 644 drejtues mjetesh📝
4 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 114 të tjerë për shpejtësi tej normave të lejuara.
24 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 4 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Janë vendosur 126 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 146 për parakalim të gabuar.
Janë tërhequr 17 leje drejtimi, nga të cilat 6 për pije alkoolike dhe 11 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë vendosur 209 masa administrative për shkelje të tjera të ndryshme.
Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë, do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore.
#Për_më_shumë_siguri_rrugore