Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit:
– L. T., 63 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka bërë kallëzim shtetasja M. T., 30 vjeçe, se babai ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj;
– F. M.(S)., 39 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 3”, Vlorë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik”, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit:
– A. E., 22 vjeç, banues në fshatin Berdenesh, Sarandë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik”, pasi në fshatin Mursi, Konispol, nuk i është bindur urdhrit të patrullës së Policisë së Kufirit Livadhja.
– L. B., 19 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin D. Zh., 31 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, sepse ka dëmtuar disa shtylla betoni të rrethimit të tokës të shtetasit P. Zh.
Materialet i kaluan Prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme.