Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit K. L., 20 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën në pronësi të shtetasit Xh. K.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen e shtetasit në kërkim Jetnor Laho, 27 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Florenc Peqini, 43 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Durrës, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. S., 24 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur shtetasin J. A., 38 vjeç.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve L. S., 26 vjeç, dhe K. Th., 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.