Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin A. D., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin G. D., duke i shkaktuar dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.