DVP Vlorë – Procedohen penalisht 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit:

– A. V., 29 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se më datë 03.04.2022, ka vjedhur një biçikletë, në pronësi të shtetasit A. S.;

– M. G., 51 vjeç, banues në Vlorë dhe G. H., 49 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshshme”, pasi më datë 03.04.2022, kanë organizuar grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, në Sheshin e Flamurit, në Vlorë;

– H. P., 32 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, duke ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje;

– A. L., 41 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 3”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin E. V., 33 vjeç, banues në Delvinë, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Vetëgjyqësia” , pasi ka bërë kallëzim shtetasi F. Sh., 28 vjeç, banues në Delvinë, se 33-vjeçari e ka goditur me grushte e sende të forta, si dhe i mban me vetëgjyqësi një pajisje pune.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.