Podgoricë, Mali i Zi – IPA Albania bisedime për antarësimin në IPA Botërore

Podgoricë, Mali i Zi

Presidenti i IPA-as / SEKSIONI ALBANIA, njëherazi Drejtori i Menaxhimit dhe Drejtimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtues Skënder Doda i shoqëruar nga Ardian Zaganjori, mori pjesë në takimin e vendeve Ballkanike të Adriatikut të përfaqësuar në Shoqatën ndërkombëtare të Policisë, International Police Association IPA- “Servo per Amici” – “Shërbejmë përmes Miqësisë”.

Të gjithë përfaqësuesit e Mali të Zi, Serbisë, Kroacisë, Çekisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnje Hercegovinës, Sllovenisë, Sllovakisë, Bullgarisë, Qipros greke, Greqisë e Rumanisë u shprehen njëzëri që në Kongresin Botëror të IPA-as në Dubrovnik (tetor 2019) të futet në rendin e ditës pranimi i IPA Albania në statusin kandidat.

Gjatë zhvillimit të takimit të IPA-as të vendeve ballkanike të Adriatikut në Podgoricë të Malit të Zi, Presidenti i IPA-as / Seksioni Albania është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Malit të Zi dr. Veselin Veljovič dhe me presidentin e IPA Croatia z. Miljenko Vidak, me të cilët ka biseduar dhe u ka kërkuar mbështetjen e tyre për pranimin e IPA ALBANIA në familjen e madhe të IPA-as Botërore.

Vetëm së bashku me përpjekje të vogla, mund të arrijmë të kryejmë punë të mëdha.