DVP Berat – Kundërshtoi punonjësit e Policisë, vihet në pranga 37-vjeçari.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim me Oficerin e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. K., 37 vjeç, banues në Berat, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë.
—–
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë filloi procedimi penal për shtetasen M. Z., 64 vjeçe, banuese në Kuçovë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e OSHEE-së, është konstatuar dëmtim i vulave të matësit elektrik që furnizonte banesën e saj.
—–
Në Komisariatin e Policisë Berat ka bërë kallëzim shtetasi S. K., se i është larguar nga banesa vajza e tij e mitur S. K., 16 vjeçe, banuese në Berat. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejsheme.