Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e dedikuara

Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, atyre që cënojnë sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës e që krijojnë pengesa në qarkullim.

Gjatë kësaj jave, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative vecanërisht drejtues mjetesh, të cilët nuk zbatojnë detyrimin për të ndaluar në vijat e bardha.

Policia Rrugore e Tiranës do të vijojë kontrollet e dedikuara, për të bërë të mundur parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e qarkullimit rrugor, duke rritur në maksimum parametrat e sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët, që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. 👮🏻‍♂️👮🏻‍♀️🚓🚔